Browse images and videos on Instagram. Find out Most Popular Hashtags and Users.Picgra
  1. Homepage
  2. realnews

#realnews photos and videos on Instagram

Medias attached with hashtag: #realnews on Instagram

Advertisement

 image by Real News (@realnews.tv) with caption : "Bella Hadid dhe The Weeknd janë gati të ecin drejt altarit dhe të bëjnë betimet për dashurinë e tyre. Burime pranë “UsWe" - 1918188360688376615
Report Share Download 0 1

Bella Hadid dhe The Weeknd janë gati të ecin drejt altarit dhe të bëjnë betimet për dashurinë e tyre. Burime pranë “UsWeekly” kanë mësuar se këngëtari i hitit “Starboy” është gati të propozojë për martesë supermodelen e “Victoria’s Secret”.“Ata janë shumë të dashuruar me njëri – tjetrin dhe shumë të lumtur. Propozimi është në horizont dhe nuk do të vonojë shumë”- u shpreh burimi. Bella dhe Abel u lidhën në vitin 2015 dhe u ndanë një vit më pas. Në janar të 2017, The Weeknd konfirmoi se kishte nisur një histori të re dashurie me Selena Gomez, teksa u fotografuan duke u puthur ne Venecia, Itali.Mirëpo, 10 muaj më pas, ata u ndanë dhe Abel u rikthye me vrap tek Bella! Tanimë, ata kanë nisur edhe bashkëjetesën në një apartament në Manhattan, ku paguajnë rreth 60 mijë dollarë në muaj. “Ai i kërkoi të jetonin bashkë, e sigurisht që ajo pranoi. Ajo mendon se ky është hapi tjetër i mirë në lidhjen e tyre” – përfundoi burimi. #realnews

Advertisement

Report Share Download 0 2

Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë këtë moment! Hap “Instagram-in” dhe nis të bësh ‘unfollow’ të gjitha ata që dikur ishin miqtë e tu të ngushtë, e ndërsa sot mezi të japin edhe një ‘like’. Pikërisht këtë ka bërë edhe Demi Lovato, e cila qëndroi për më shumë se 90 ditë në qendër rehabilitimi, pasi u gjet në gjendje mbidoze në muajin korrik.“ET” raporton se këngëtarja ka hequr nga ndjekësit e saj mikun e vjetër Nick Jonas, me të cilin kishte bashkëpunuar që prej “Camp Rock”, ndërkohë që ndjek vëllezërit e tij si dhe prindërit.Sakaq, Iggy Azaela është emri i dytë që është ‘ekzekutuar’ në operacionin “Fshesa” në “Instagramin” e këngëtares së hitit “Sober”.Gjithashtu, personazhi i tretë që nuk është më në listën e miqve të Demi Lovatos është këngëtarja Selena Gomez, të cilat kanë qënë mikesha të ngushta prej vitesh. Në fakt, ishte Selena ajo që fshiu e para në fillim të vitit 2018 Demin dhe ajo thjesht vonoi t’i kthente nderin! #realnews

Advertisement

 image by Real News (@realnews.tv) with caption : "Këtë të dielë, kantautori Flori Mumajesi do të prezantojnë këngën e tij në edicionin e këtij viti të festivalit 'Kënga M" - 1918176449041118580
Report Share Download 0 1

Këtë të dielë, kantautori Flori Mumajesi do të prezantojnë këngën e tij në edicionin e këtij viti të festivalit 'Kënga Magjike'. Përmes një postimi, kolegu i Florit dhe anëtari i Threedots, Klajdi Haruni ka zbuluar se këtë të diele vjen kënga. E ndërsa Flori tregon se kënga do të ketë emrin 'Nuk të dua dot më pak', nuk dihet nëse dyshja do të vijnë me një bashkëpunim. #realnews#

Report Share Download 0 3

Deputetja kosovare Duda Bajle pushton titujt e mediave shpeshherë, jo vetëm për fjalimet e saj, por nga ana tjetër edhe për stilin e guximshëm në të veshur. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione kishte zgjedhur një veshje jo shumë të përshtatshme për takimin e djeshëm.Në foton e bërë publike nga “Prive”, duket se deputetja kishte zgjedhur një fund ngjyrë blu tejet transparent, ku nuk i lihej shumë vend imagjinatës, teksa e kishte kombinuar me një këmishë të zezë. Fotoja është komentuar gjërësisht në rrjet, pasi është e pamundur të mos vihen re të brendshmet e saj. Madje, veshja e saj tërhoqi edhe vëmendjen e të pranishmëve, të cilët nuk i kanë kursyer vështrimet plot adhurim dhe habi. #realnews#

Report Share Download 0 6

A e dinit se ky këngëtar turk është i martuar? Tarkan Tevetoğlu është këngëtari i njohur turk, i cili me këngët e tij theu kufinjtë kombëtarë dhe u dëgjua pothuajse në të gjithë botën. Fansat e Tarkanit janë me mijëra edhe në popullin shqiptar, ku janë kënduar e dëgjuar për vite me radhë këngët e tij si “kiss kiss”, “dudu” etj. Këngëtari 46 vjeçar tani është i martuar me këngëtaren e njohur, Pınar Dilek. Ata janë martuar në vitin 2016 dhe në korrik të vitit 2018 kanë sjellur në jetën vajzën e tyre të parë, Liya. E Pinar vazhdon të jetë një ndër femrat më të bukura të Turqisë #realnews

🗽👽PeTeR🌍🚀🙈🙉🙊 Astoria-Queens ✌ (@meatypetey82) Instagram Profile Photo meatypetey82

🗽👽PeTeR🌍🚀🙈🙉🙊 Astoria-Queens ✌

Report Share Download 1 6

Happy Thanksgiving! here's Tom with the weather. #realnews

 image by Real News (@realnews.tv) with caption : "Të gjithë e njohin si Irisi i Ilirisë.

Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për " - 1918107938197472284
Report Share Download 0 15

Të gjithë e njohin si Irisi i Ilirisë. Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhimbjet e kokës. Pjesë të kësaj bime janë përdorur në lashtësi kundër djersës dhe në përgatitjen e parfumeve. Bima rritet deri në 40 centimetra lartësi. Lulëzon nga maji në qershor dhe ka nevojë për dritën e diellit. Kërkon një tokë me lagështi mesatare, pjellore dhe të kulluar mirë. Kjo bimë prodhon fara shumë rrallë. Zakonisht prodhon dhjetë fara që piqen në vjeshtë. Bima e egër Ilire besohet të ketë qenë pikënisja e shumë varieteteve të kultivuara të Irisit që sot zbukurojnë kopshtet dhe hapësirat tona në verë dhe pranverë. Historianë të lashtë shpjegonin që Irisi më i mirë vjen nga Iliria e lashtë. Në Mesjetë, kultivuesit e kësaj bime kaluan përtej Adriatikut dhe e rritën atë në Itali. Zona e Firences së lashtë kishte Irisin si simbol të saj – në mburojat e tyre ushtarët mbanin një Lili të bardhë ose Iris – gjë që tregon se qyteti ishte i famshëm për rritjen e këtyre luleve të ardhura nga brigjet e përtej Adriatikut. Bima në fjalë mban emrin e perëndeshës së ylberit “Irisit” dhe si rrjedhojë lulja ka një bukuri dhe ngjyra të pashoqe. Në lashtësi, Irisi ishte një simbol i fuqisë dhe madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë. Rrënja e thatë e Irisit ka veti anti-inflamatore dhe si rrjedhojë përdoret për të shëruar problemet me fytin dhe dhimbjet e kokës nga sinoziti. #realnews